Arrestohen tre persona në Rahovec

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin e mbajtjes së armës pa leje në fshatin Denjë të Rahovecit.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit kishin shtënë me armë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.
Personat e arrestuar janë: B. B. lindur me 1986, P. M. lindur me 1991, B.M. lindur me 1984.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: Një armë automatike AK-47, një karikator dhe 11 fishek të kalibrit 7.62 mm, një pistoletë e tipit TT, një karikator, një pistoletë e tipit Stoeger, dy karikator dhe 79 fishek të kalibrit 9 mm.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit pas
përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar mbahen në ndalim policor për 48 orë./21Media 

Back to top button