Arrestohen tre persona, policia sekuestron 30 kg kanabis

Policia e Vlorës ka sekuestruar 30 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe ka arrestuar tre persona.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për transportin e një sasie lënde narkotike nga 3 shtetas, specialistët  e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe  Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar  “Bishani”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre të dyshuarve, shkruan ora news.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Back to top button