Caktohet paraburgim ndaj 31 të dyshuarve në rastin e “Subvencioneve”

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka bërë të ditur se është caktuar masa e paraburgimit ndaj 31 të pandehurve L.K, R.R, F.O, M.B, H.H, N.I, B.G, A.GJ, J.S, A.R, G.L, B.M, D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B,F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M, E.M, L.M, D.Z, A.N, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale ”Mashtrimi në detyrë”, ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar”, ”Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje”,” Ushtrimi i ndikimit”, ”Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe ”Mashtrimi me subvencione”.
”G.L për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, B.M për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Falsifikimi i dokumenteve dhe Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje, D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione, Falsifikimi i dokumenteve dhe Dhënia e ryshfetit, E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione dhe Falsifikimi i dokumenteve”, është bërë e ditur në komunikatë.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.
Ndërkaq, dy ditë më parë Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë realizuar një aksion, i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme për rastin “Subvencioni 2021”, në disa lokacione të ndryshme të vendit.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsej 31 persona, prej tyre 12 zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK./21Media

Back to top button