​Arrestohen tre të dyshuar, konfiskohet një armë e 17 fishekë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, nën dyshimet për përdorim dhe mbajtje në pronësi e kontroll të paautorizuar të armës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë.

Me urdhër të gjykatës, policia ka bastisur vendbanimin e të dyshuarve, një mashkull dhe dy femra, të gjithë shtetas kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe shtatëmbëdhjetë fishekë.

Pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve dhe procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohen në procedurë të rregullt.

Back to top button