Konjufca e paditi për shpifje, reagon Natyra Kuçi

Anëtarja e Kryesisë së PSD-së , Natyra Kuçi ka reaguar pasi atë e ka paditur për shpifje nga Kyretari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur Konjufcën “ekspert për shpifje e manipulim”.
“Glauk Konjufca më paska paditur për shpifje, 15.000 € është dëmshpërblimi që po e kërkon si kompensim, me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë ‘djali të djalit djalit të mixhës’, që i ka mbetur pa u punësu”, ka shkruar ajo./21Media