Arrestohet 21 vjeçari që po kërkohej nga organet e rendit

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.A., 21 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej katër muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button