Arrestohet 52 vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me një 12 vjeçare

 

Abuzimet dhe veprimet e turpshme me të mitur po kthehen në një fenomen shqetësues. Brenda ditës së sotme policia shqiptare raporton për dy raste abuzimi me të mitura.

Tronditëse është historia vajzës 13 vjeçare në Pogradec e cila është abuzuar seksualisht nga fqinj i saj 46 vjeçar i cili kishte marrë vajzën me pretendimin se do kujdesej për të, ta rriste dhe ta ushqente.

Por ky nuk është rast i vetëm.

Në Lushnje është arrestuar në flagrancë një 52 vjeçar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 12-vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në Lushnje, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 12-vjeçe”, ka njoftuar policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vepra të turpshme”./oranews

Back to top button