Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup migrantësh që po protestonin të shtunën në ishullin Lesbos.

Kjo protestë vjen pasi katër ditë më parë, një zjarr shkatërroi kampin Moria, që ishte më i madhi në Greqi, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Tensionet nisën pasi qindra migrantë, duke brohoritur “Liri”, marshuan në rrugët që çojnë drejt portit të Mytilene, ku policia ka ndaluar ngritjen e disa kampeve të përkohshme për migrantët.

Në kampin Moria, që u dogj më 9 shtator, kanë qenë të strehuar 13 mijë migrantë.

Gjermania ka thënë se dhjetë vende evropiane janë darkoduar që të strehojnë 400 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë ikur nga kampi Moria, pasi ai u dogj.

Migrantët, që kanë qenë të strehuar në kampin Moria, tani po flenë në rrugë dhe fusha, teksa autoritetet po tentojnë që t’iu gjejnë strehim./REL