Arrestohet 61 vjeçari për vjedhje, i konfiskohen 3 mijë euro

Një serb, shtetas i Kosovës u arrestua të premten në Kamenicë, i dyshuar për vjedhje.
Policia informoi se te i dyshuari S.N. u gjetën dhe konfiskuan 3000 euri dhe iu kthyen pronarit legjitim.
Te i dyshuari u konfiskua edhe nje pushkë gjysëm automatike pa fishekë.
“Ankuesi M.K.Serb P. A.(1939) , ka raportuar dje Policisë së Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë komuna Dardanë dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3000 €. Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, njësitet hetuese, nga stacioni policor në Dardanë, menjëher kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast “vjedhje”. Njesia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë arrit ta identifikojn të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S. N. (1961) po nga i njejt fshat si i dyshuar për këtë rast.”, u bë e ditur në njoftim.
Sipas Policisë, Prokurori i shtetit u njoftua lidhur me rastin dhe i njëjti urdhëroi se ndaj të dyshimtit të ngritet kallëzim penal “Vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore./21Media

Back to top button