“Takimi i Ohrit e ka bërë të qartë se iniciativa e Ballkanit të Hapur e ka përkrahjen e ShBA-ve”
Sekretari i PDK-së, Bernard Nikaj, sonte në RTV21 deklaroi se takimi i Ohrit në dy ditët e kaluara ka bërë të qartë se iniciativa e Ballkanit të Hapur e ka përkrahjen e ShBA-ve.
“Po si nismë ekonomike. Medoemos, qëllimi kryesor i bashkëpunimit rajonal, asnjëherë nuk është parë bashkëpunimi rajonal si diçka që i adreson problemet politike mes vendeve”, tha ai në emisionin “Argument Plus”.
Ai u shpreh se është një këshillë miqësore e vendeve, që Kosova të gjejë formën se si të angazhohet me iniciativa rajonale.
Nikaj shtoi se hapi i parë pas Ohrit për Qeverinë do të duhej të ishte që të zhvillonte një raund të diskutimeve, konsultimeve me vendet miqësore në regjion./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?