Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet 67-vjeçari në Vushtrri

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar  A. B., 67 vjeçar në Vushtrri. Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Kanosje ”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së Gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari A. B., 67 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Kanosje ”, thuhet ndër tjera në komunikatën e dërguar nga Policia e Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button