Sonte në Teatrin Dodona jepet shfaqja “Qyteza e humbur”

Shfaqja “Qyteza e Humbur” me regji të Agon Myftarit jepet edhe sonte në Teatrin Dodona.
Me fillim nga ora 19:00, do të keni mundësi të shihni shfaqjen dramë – komedi.
“Qyteza e Humbur” u dha edhe dy ditë të tjera, konkretisht më 7 dhe 8 dhjetor.
Luajnë: Arta Lahu, Ermal Sadiku, Leonit Maloku, Molikë Maxhuni, Vjosë Tasholli.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të masave kundër COVID-19, numri i ulëseve është i kufizuar, ndalohet hyrja pa maska dhe personat mbi moshën 12 vjeç duhet ta tregojnë dëshminë e vaksinimit, testit negativ PCR apo antigjen, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 23.10.2021./21Media

Back to top button