Arrestohet 83 vjeçari në Gjakovë, i konfiskohet kallashnikov

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se ka arrestuar një 83 vjeçar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
“Me datën 09.09.2022 rreth orës 17:00, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë mbështetur nga Njësia për Reagim të Shpejt ka kryer kontroll në fshatin Dobrosh-Gjakovë, në vendbanimin e të dyshuarit S. Q., shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1939. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë automatike AK47 (e cila është konfiskuar si provë materiale) dhe disa granata dore”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Policia njoftoi se pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button