Shkup: Krasniqi u takua me Ahmetin (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Karasniqi, ka qëndruar sot në Shkup, ndërsa është takuar me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Krasniqi tha se në takime ka shprehur qëndrimet e
PDK-së për nevojën e fuqizimit dhe dinamizmit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa është diskutuar edhe për projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe ekonomike. Krasniqi tregoi se është folur edhe për krizën ekonomike dhe për tejkalimin e të njëjtës. Ndonëse PDK në Kosovë është parti opozitare, Krasniqi nuk takoi asnjë opozitar në Maqedoninë e Veriut, as të bllokut shqiptar e as
maqedonas./21Media

Back to top button