Arrestohet burri pasi rrahu gruan dhe djalin

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë rreth orës 21:08, në fshatin Muzeqinë të Shtimes.
Në lidhje me këtë rast, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.H i moshës 38 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes me inicialet N.H  e moshës 38 vjeçare dhe djalit të tij të mitur, duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button