Tetë persona vdiqën, gati 900 mijë shtëpi mbetën pa rrymë si pasojë e stuhisë

Shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i pemëve dhe një tjetër vdiq kur një varkë u përmbys në lumin Otava të shtunën, si pasojë stuhisë në Kanada.
Gati 900,000 shtëpi në Kanadanë jugore mbetën pa energji të shtunën pas një stuhie të fortë që goditi provincat e Ontarios dhe Quebec-ut.
Sipas Environment Canada, shpërthimet e erës arritën 82 mph (132 km/h) gjatë stuhisë.
Kompania e energjisë Hydro One, e cila mbulon Ontarion, tha se do të duheshin disa ditë për të rilidhur çdo shtëpi.
Ndërkohë, Hydro Quebec tha se 550,000 shtëpi atje humbën energjinë, me gati 400,000 ende po pësojnë ndërprerje që nga ora 10:00 me kohën lokale (14:00 GMT) të dielën.
Kryeministri Justin Trudeau shkroi në Twitter të dielën në mbrëmje se qeveria federale po përgatitej të ndërhynte për të ndihmuar të prekurit.
“Stuhitë që përfshinë Ontario dhe Quebec dje shkaktuan dëme serioze, morën disa jetë njerëzish dhe lanë shumë pa energji”, tha Trudeau.
Fotot në mediat kanadeze treguan zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimeve komunale duke u përpjekur të zgjidhin linjat e energjisë elektrike dhe shtyllat e rrëzuara që ranë mbi makina në një rrugë në Otavë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Qyteti i Uxbridge shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhia la “dëmtime të konsiderueshme pas saj”, u bë e ditur në një deklaratë.
Stuhia e fuqishme, e cila zgjati më shumë se dy orë, preu shumë pemë, ndërpreu trafikun, dëmtoi shtëpitë.
Ekspertët thanë se stuhia, e cila shtrihej në një zonë prej rreth 621 milje (1000 km), ishte shkaktuar nga një fenomen i rrallë, i quajtur “derecho”.
Derenchos shkaktohen kur një grup stuhish me lëvizje të shpejtë bashkohen dhe ndodhin kryesisht gjatë muajve të verës./21Media

Back to top button