Arrestohet burri që rrahu një fëmijë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për keqtrajtimin e një fëmije në Prishtinë
“Referuar pamjeve të datës 22.06.2022 të shpërndara nga mediat e ndryshme ku shfaqej keqtrajtimi i një fëmije nga ana e një personi të dyshuar, policia menjëherë ka reaguar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe operative me qëllim identifikimin të protagonistëve. Si rezultat i punës së pandalshme policore që nga shfaqja e pamjeve, sot është bërë i mundur identifikimi i protagonistëve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë që në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari i rastit, policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” duke proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Policia e Kosovës thotë se është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të sigurojë zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai./21Media

Back to top button