Arrestohet hajni i gypave në Gjakovë

Një person është arrestuar pasi është zënë duke vjedhur disa gypa metali.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:40 në rrugën “Luan Haradinaj” në Gjakovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është zënë duke vjedhur disa gypa metali në pronën e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button