​Tre zyrtarë të Fushë Kosovës dënohen me gjithsej 5 vjet burg për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të akuzuarve J.T., E.G. dhe L.M-S., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në Fushë Kosovë.

J.T. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vjet burg, i akuzuari tjetër E.G. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vjet burg, ndërsa e akuzuara L.M-S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burg.

Po ashtu gjykata të akuzuarve iu shqipton dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për tri vjet, e cila ndalesë ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Obligohet secili i akuzuar veç e veç të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe në emër te paushallit gjyqësor në shumë prej 150 eurosh, si dhe në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, në shumë prej 50 eurosh ashtu që në tërësi shumën prej 200 eurosh, obligohen të paguajnë brenda 15 ditëve nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil. Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Back to top button