Arrestohet një i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kamenicë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, ka bërë të ditur se në Kamenicë është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore S.D i cili ishte i dënuar me dy vite e gjashtë muaj burgim për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 11.02.2024 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.D. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’, thuhet në njoftimin për media të gjykatës.

Gjykata tutje ka bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button