“Kosova nuk mund të përballojë sanksione të reja”

Pas pakënaqësive të bashkësisë ndërkombëtare ndaj autoriteteve kosovare, në opinion ka zëra që Kosova rrezikon të përballet me sanksione të reja. Opozita dhe njohës të fushës vlerësojnë se kjo situatë do të rrjedh si shkak që kryeministri Kurti nuk po koordinohet me aleatët ndërkombëtar.

Edhe pse tash e tetë muaj vendi ynë po sfidohet nga masat e Bashkimit Evropian, kërkesa e autoriteteve kosovare për heqjen e tyre jo vetëm që nuk po përfillet, por, nga Brukseli vijnë vërejtje të reja mund të vendosin sanksione të reja. Paralajmërimet e tilla të faktorit ndërkombëtar për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës janë shqetësuese dhe për këtë shkak, deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj kritikon qeverinë për moskoordinim me partitë opozitare si dhe me aletatë nëdërkombëtarë për vendime që janë të ndjeshme sikurse është ai për dinarin.

“Duke dëgjuar dhe duke pasur takime me aleatët tanë po thuhet se Kosova mundet me pas sanksione të reja, sesa që i ka. Sa është Kosova është në gjendje t’i përballojë këto sanksione? Vërtet këto janë të ndikueshme, pasi derisa jemi nën sanksione, Kosova ka humbur miliona euro dhe përkrahje nga fondet e BE-së. Tash nëse rëndohet me sanksione të reja, nuk e di se kah po shkon”, thekson Kadrijaj. Kurti duhet me pas një qasje të lidershipit dhe në situata të tilla të cilat janë të ndejshme dhe që janë në interes të Kosovës është dashur të ketë një pajtim edhe me liderët e partive opozitare dhe partive politike në nivel vendi, por njëkohësisht edhe me aleatët tanë”, tha Kadrijaj për rtv21.tv.

Marrë parasysh situatën pas miratimit të rregillores së re të BQK-së, analistja poltike, Magbule Shkodra, vlerëson se raportet mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar mund të prishen.

“Ne shumë pak mund të bëjmë pa aleatët tanë.Kurti duhet të kuptoj, që ne nuk jemi shtet i fuqishëm, ne ende jemi shtet i brishtë, me një ekonomi mjaftë fragjile. Kështu që ai duhet të luftoj gjithsesi të mbajë këtë bashkpunimin me aleatet ndërkombëtar dhe mos të humb mbështetjen. Mendoj që sanksionet janë një sinjal i parë që na u është dhënë dhe paramendone nëse edhe SHBA tërhiqen nga mbështetja për ne”, tha Shkodra për rtv21.

Edhe analisti tjetër politik, Arton Demhasaj, konsideron se refuzimi i Qeverisë për të shtyrë zbatimin e Rregullores së re të BQK-së, mund të krijojë përplasje të re me aleatët perëndimorë.

“Nëse Qeveria e Kosovës nuk i merrë për bazë shqetësimet e amabasadorit amerikan, atëher kjo do të ndikoj në cilësinë e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne rast se Qeveria nuk i merrë për bazë kërkesat e partnerëve ndërkombëtar mund të ketë ndikim edhe ne raport mes Kosovës dhe BE-së, por njëkohësisht edhe mes SHBA-së dhe Kosovës”, theksoi për rtv21 Demhasaj.

Bashkimi Europian dhe vendet e KUINT-it kanë kritikuar Qeverinë shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për transaksione me para të gatshme në gjithë vendin, si dhe për mbylljen e atyre që konsiderohen si struktura paralele./RTV21/21Media

Back to top button