Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një grua, sulmoi fizikisht zyrtarët policorë

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar të dielën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, nën dyshimin se ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Policia ka njoftuar të hënën se rasti ka ndodhur derisa e dyshuara ishte ndaluar për shkak të kundërvajtjes në komunikacion.

Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.

Siç bëhet e ditur, e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button