Një zyrtar banke deponon në BQK mbi 2200 euro false
Një zyrtar i një banke dyshohet se ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), gjithsej 2 mijë e 239 euro në monedha metalike false.
Policia përmes raportit 24-orë ka bërë të ditur se monedhat janë sekuestruar për ekzaminim.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media