Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje Prishtinë

Hetuesit policorë po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë

Nga hetuesit policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë , sot është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur me datën 26.11.2018 në rrugën “Robert Doll” saktësisht në filialin e një banke. I dyshuari A.R, 24 vjeçar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe disa raste të tjera të natyrës së njëjtë”, ka deklaruar ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button