Arrestohet një person i dyshuar për sulm seksual

Një person në Pejë është arrestuar pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër më 27 tetor të këtij viti.
Siç njofton Prokuroria Themelore në Pejë pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button