Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, do të vuajë 1 vjet e gjysmë burg

Policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet I.S (M/K), i moshës 32 vjeçar, sot në orën 06:00 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.
Siç njofton policia ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Sulm ndaj personit zyrtar ’’ me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve.
Sipas komunikatës Pps kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button