Arrestohet një person në ANP, dyshohet se kërcënoi prokurorin e shtetit nëpërmjet rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
I njëjti u arrestua nën dyshimin se ka kanosur një viktimë, përkatësisht një prokuror të shtetit, përmes rrjeteve sociale.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, i cili u arrestua pas një hetimi të zhvilluar, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore kundër tij.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?