Arrestohet një person në Deçan, ishte kërkim nga Gjykata

 
Është arrestuar sot në Deçan një person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë-dega në Deçan.
“Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Deçan, me datë 05.03.2022, ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë- dega në Deçan. Pas një pune operativo-hetimore, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit te dyshuar të cilin e ka arrestuar”, ka njoftuar Policia përmes një komunikate.
Personi i arrestuar i cili sipas urdhëresës së Gjykatës është i dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë./21Media

Back to top button