VV: Putin dhe Millosheviq, dy kriminelë të ngjashëm, Vuçiq shërbëtor i tyre
Lëvizja Vetëvendosje ka krahasuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin me ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, duke thënë se të dy ata kanë veprime e deklarata të ngjashme.
“Të dy autokratë e kriminelë që vazhdimin e politikës e shohin me mjete ushtarake kur dështojnë e janë të pafuqishëm në tryezë”, thuhet në shkrimin e VV-së.
Një pikë tjetër e përbashkët e tyre sipas VV-së, është edhe bashkëpunimi me presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq.
“Të dy punuan me presidentin aktual të Serbisë Vuçiq. Të dy kryen gjenocid. Të dy mohuan krimet. Njëri vdiq pa ju shqiptuar dënimi, tjetrit po ja shqipton dënimin e gjithë bota e lirë dhe demokratike. Autokrati Vuçiq që si ministër i shërbeu Millosheviçit, e si president po i shërben Putinit duhet të ndëshkohet edhe për të kaluarën edhe për të tashmen e shërbimit të tij”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje./21Media