Politikanët evropianë propozojnë Zelenskyin për Çmimin Nobel për Paqe

Disa politikanë aktualë dhe ish-evropianë iu drejtuan Komitetit Norvegjez të Nobelit kërkuan që të nominohet, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2022, dhe për këtë arsye të zgjasë procedurën e nominimit deri më 31 mars, transmeton rtv21.tv.
“Prandaj, ne ju bëjmë thirrje me përulësi, Komiteti, të konsideroni: Zgjatjen dhe në këtë mënyrë rihapjen e procedurës së nominimit për Çmimin Nobel për Paqen deri më 31 mars 2022 për të lejuar një nominim për Çmimin Nobel për Paqen për Presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e datës 11 mars.
Politikanët gjithashtu i bënë thirrje komitetit “të rihapë dhe të rishqyrtojë procedurën e nominimit të vitit 2022 për Çmimin Nobel për Paqen”, thuhet në deklaratë.
Shpallja e çmimit Nobel për këtë vit do të bëhet nga 3-10 tetor.
Rreth 251 individë dhe 92 organizata aplikuan për Çmimin Nobel të Paqes 2022./21Media

Back to top button