Arrestohet një person, policia e zë në flagrancë duke e grabitur një person tjetër

Një 34-vjeçar me inicialet K.B është arrestuar në flagrancë i cili ishte duke e kërcënuar me thikë, viktimën V.S i moshës 34 vjeçar, për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në rrugën ” Vëllezrit Gërvalla ” në Ferizaj.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button