Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet se kanosi zyrtarët e KEDS-it

Inspektorati Policor i Kosovës kanë arrestuar sot pasdite një zyrtar policor në Viti me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje” dhe “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

“Inspektorati Policor sot në orët e pasdites kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor dyshohet se ka kanosur dhe penguar disa zyrtarë KEDS-it në Viti të cilët kanë qenë në detyrë dhe të asistuar edhe nga njësi policore.”, thuhet në njoftimin e IPK-së

Po ashtu bëhet e ditur se pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ./21Media

Back to top button