Arrestohet pasi nuk e pagoi kafenë
Një kanosje ka ndodhur dje në qytetin e Lipjanit, pasi që një klient në një lokal hëngri e piu, por nuk pagoi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një kafiteri me pronar kosovar kishte marrë shërbime dhe nuk kishte paguar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka njoftuar se gjatë intervistimit i njëjti edhe e kishte kanosur viktimën me vdekje.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media