Arrestohet për kanosje ndaj personit zyrtar

 

Një person është arrestuar gjatë një kontrolli të Policisë së Kosovës në një lokal në Prizren pasi ka kanosur verbalisht një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40, gjatë një kontrolli të përbashkët me Inspektoratin sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, në funksion të implementimit të masave sipas ligjit antiCOVID-19.

Personi i dyshuar, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacion policor, janë informuar hetimet rajonale, si dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe autoritetet tjera.

Në konsultim me prokurorin kompetent rasti është iniciuar për procedura të mëtejme ligjore dhe ndërmarrje të veprimeve të mëtejme hetimore nga autoritetet kompetente.

Back to top button