Federer tërhiqet nga gara Roland Garros 2021

 

Nuk do të ketë ndeshje në raundin e 1/16-të midis Roger Federer dhe Matteo Berrettinit për shkak se tenisti zviceran njoftoi tërheqjen e tij nga Roland Garros 2021 përmes një njoftimi për shtyp të dielën pasdite.

“Pas një konsultimi me ekipin tim vendosa të mos vazhdoj tutje. Pas dy operacioneve në gju dhe më shumë se një vit riedukimi është e rëndësishme të dëgjoj trupin tim dhe të mos përshpejtoj shumë kthimin tim në garë.”, ka thënë Federer.

“Unë jam krenar që kam fituar këto tre ndeshje në Paris, nuk ka ndjenjë më të mirë se ajo e kthimit në fushë. Shihemi së shpejti “, vazhdoi ai.

Gjithsesi kjo nuk duket një tërheqje shumë shqetësuese sepse thuhet se Federer do të përgatitet për garat tjera që do të kulmojnë në Wimbledon (28 qershor-11 korrik).

Back to top button