Arrestohet personi i dytë i dyshuar për ngacmim seksual ndaj të miturave në Istog

Është arrestuar sot personi i dytë i dyshuar për veprën penale “ngacmim seksual” ndaj dy të miturave në Istog.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se më datë 9 shtator 2022 rreth orës 21:40, Stacioni Policor Istog është njoftuar se në fshatin Serbobran – Istog  dy persona kanë tentuar që t’i mashtrojnë dhe t’i fusin në një veturë dy femra (të mitura), por viktimat kishin arritur që të largohen nga aty.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka kontaktuar me viktimat të cilat janë intervistuar në prezencën e prindërve punëtorit nga Qendra për Punë Sociale si  dhe avokatit.
Në njoftim bëhet e ditur se Policia menjëherë ka arritur që ta arrestoj njërin nga të dyshuarit e rastit ku pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor Istog, sot, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin kryesor të rastit dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është në proces nga njësiti i hetimeve Stacionit Policor në Istog./21Media

Back to top button