Arrestohet serbi që deshi ta kalojë ilegalisht kufirin

Në fshatin Banjë të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas i Serbisë, pasi që është takuar nga patrulla policore duke tentuar që ta kaloi ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar pemë dhe perime pa dokumente përkatëse.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button