Arrestohet shtetasi gjerman, nuk pagoi hotelin në Prishtinë

 

Një rus me shtetësi gjermane është arrestuar dje në Prishtinë.

Ai dyshohet se nuk ka paguar qëndrimin në hotel.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button