Arrestohet tifozi, ngjasonte me shefin e mafisë

Një tifoz i Formula 1 nga Liverpool u arrestua në Holandë pasi u ngatërrua me një bos mafioz.
Policia besonte se 54-vjeçari, i njohur si Mark L, ishte shefi sicilian i krimit Matteo Messina Denaro. Ai u arrestua nga oficerët dhe u dërgua në Hagë.
Prokurorët kanë thënë se burri, që ishte në Holandë për të shikuar garën e Shpërblimit të Madh të Holandës më 5 shtator, më vonë u lirua.
Denaro 59-vjeçar, kërkohet për bombardimet në vitin 1993, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan 93 tjerë, transmeton rtv21.tv.
Mark L ishte duke ngrënë në një restorant me djalin e tij kur policia u fut, duke mbajtur një Urdhër Arrest Evropian të lëshuar nga autoritetet italiane.
Avokati i tij Leon van Kleef tha se ishte “si një film i keq, një makth në të cilin klienti im e ka gjetur veten”.
Një zëdhënëse e Prokurorisë Publike holandeze tha se Mark L deklaroi se ishte një qytetar anglez dhe protestoi për pafajësinë e tij./21Media

Back to top button