Arrijnë nga Sllovenia fletëvotimet për balotazh

Në Kosovës sot kanë arritur feltëvotimet nga Sllovenia për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai tutje tregoi se numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime.
“Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë”, tha Elezi.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote të dielën në këto komuna është 1,260,571 votues./21Media 
Back to top button