Arrin në 457 numri i afganëve të arritur në Shqipëri

Dy avionë të tjerë me afganë, mes të cilëve edhe fëmijë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Bashkë me 182 afganët e mbërritur sot, në Shqipëri shkon në 457 numri i tyre.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se për Shqipërinë sot flitet me admirim në të gjithë opinionin ndërkombëtar.
“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar #KrenarpërShqipërinë.”, ka shkruar Rama në Facebook.
108 prej afganëve, të cilët kanë arritur sot janë vendosur në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës./oranews

Back to top button