Arrin në 58 numri i viktimave që vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Turqi
Ka arritur në 58 numri i viktimave të cilët vdiqën si pasojë e përmbytjeve të mëdha në Turqi, bëjnë të ditur autoritetët.
Ekipet mjekësore kanë njoftuar se 48 viktima u shënuan në Kastamonu, nëntë në Sinop dhe një në Bartin.
Ndërkohë që, tetë të tjerë janë hospitalizuar dhe po marrin trajtimet e nevojshme.
Fotografitë që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet, shfaqin pamje tmerruese të shtëpive të rrënuara tërësisht nga këto përmbytje.
Gjithashtu, pamje të shkrepura me dron shfaqin të shkatërruar qytetin Bozkurt në Kastamonu, zonë në të cilën u bë apel që të kërkohen persona të cilët ishin raportuar të zhdukur.
Më shumë se 2,000 njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura, qindra fshatra kanë mbetur pa rrymë elektrike dhe pa kushte bazë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?