Arsenali fiton thellë ndaj Nottinghamit dhe rrëmben kreun e tabelës

Një javë pas barazimit me Southamptonin, Arsenali është rikthyer fuqishëm duke e mposhtur Nottinghamin me rezultat të thellë 5-0 të dielën, ndeshje e zhvilluar të stadiumin “Emirates”.
“Topçinjtë” gjetën golin e epërsisë pas vetëm pesë minutave lojë kur realizoi Gabriel Martinelli, por ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Nelson realizoi dy gola brenda tre minutave (49’ dhe 52’), për ta çuar epërsinë e vendasve në 3-0.
Vetëm pesë minuta më vonë, Thomas Partey shënoi për 4-0, kurse rezultatin final dhe fitoren e thellë të Arsenali e vulosi Odegaard me golin e tij në minutën e 78’ për 5-0.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngjitet në kuotën e 31 pikëve, duke e rrëmbyer kështu vendin e parë në tabelë me dy pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë.
Nottinghami nga ana tjetër mbetet e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë pas 13 ndeshjeve.

Back to top button