Mbi 30 të vdekur nga shembja e urës

Të paktën 32 persona kanë vdekur pasi një urë u shemb në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat.
Qindra persona janë zhytur në lumin Macchu në qytetin Morbi. Pamjet lokale tregojnë njerëz që ngjiten në urën e varur pjesërisht e zhytur në ujë.
Raportet thonë se rreth 400 njerëz ishin në urë në atë kohë. Autoritetet thonë se ekipet e shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes
Shembja vjen vetëm katër ditë pasi ura u rihap pas riparimeve.
Kryeministri indian Narendra Modi, i cili ndodhet në shtetin e tij në Gujarat për një vizitë tre-ditore, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar nga tragjedia”.
Videot tregojnë skena të kaosit teksa shikuesit përpiqen të shpëtojnë të bllokuarit në ujë ndërsa binte errësira./21Media

Back to top button