Arteta, trajneri më i mirë i muajit në Premier Ligë

Mikel Arteta është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit shkurt në Premier Ligë, duke e fituar çmimin për të shtatën herë në karrierë.

Arsenali i Artetas ishte e vetmja skuadër në Premier Ligë me rekord të 100% të fitoreve në muajin shkurt, duke mposhtur Liverpoolin, West Ham Unitedin, Burnleyn dhe Newcastle United.

“Topçinjtë” gjithashtu kishin edhe sulmin më të mirë gjatë këtij muaji, duke shënuar 18 gola, gjashtë më shumë se të tjerët.

Vetëm shtatë trajnerë në histori të Premier Ligës e kanë fituar më shumë çmimin e më të mirit të muajit se Arteta, i cili barazohet me Rafa Benitez.

Back to top button