Kaloni te përmbajtja kryesore

Tërhiqet nga tregu në Maqedoni çokollata “Milka Oreo”, dyshohet se në të ka prani të plastikës

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) njofton se çokollata e tipit “Milka Oreo”, prej 37 gramëve është duke u tërhequr nga tregu për shkak se dyshohet se në të njëjtat ka copa të plastikës.

Ky lloj i çokollatës prodhohet nga “Mondelez Poland Production”, ndërsa në vendin tonë importues është operatori ushqimor “TD Nelt”.

Bëhet fjalë për paketimet me numër serik OSK0934652 që kanë datë skadimi 18 gushtin e vitit 2024./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button