Arti i Bekim Fehmiut – model për gjeneratat e reja
Bekim Fehmiu – një ndër figurat kryesore të filmit e teatrit, aktori i parë i Evropës Lindore që luajti në filmat e Hollyëoodit gjatë luftës së ftohtë.
Gjatë karrierës së tij ndërmjet viteve 1953 dhe 1998, Bekim Fehmiu ka luajtur në mbi 40 filma vendor e ndërkombëtar.
Fehmiu ishte njëri nga aktorët e parë shqiptarë të teatrit dhe filmit që luajti në teatro dhe filma në mbarë Jugosllavinë së bashku me Abdurrahman Shalën, Faruk Begollin dhe Enver Petrovcin.
Trashëgimia e tij artistike ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme që kanë formësuar historinë e kinemasë së rajonit, duke u bërë inspirim dhe model për gjeneratat e reja të aktorëve.
Lidhur me këtë tekst është një video me fragmente nga rrole të filmave ku luan aktori, e punuar enkas për ditëlindjen e 86-të të tij./21Media
Video këtu.