Eda Zeqiri renditet e para në grupin e saj në “Tokyo 2020”

Notarja 16 vjeçare nga Kosova, Eda Zeqiri sot e ka lënë mbrapa notaret nga Bregu i Fildishtë dhe Ishujt e Virgjër Amerikan.
Notarja nga ekipi olimpik i Kosovës ka arritur të regjistrojë kohë më të mirë në grupin e saj, në kuadër të disiplinës not i lirë 400 metra.
Zeqiri ka regjistruar kohën prej 4:38.02, kohë kjo që ka qenë më e mirë se ajo e notares nga Bregu i Fildishtë, Talita Te Flan që ka regjistruar 4:38.92 dhe e notares nga Ishujt Virgjinë, Jean Natalia Kuipers që ka regjistruar 4:39.42.
Në finale të garës së notit të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” do të përballen tetë notaret më të mira me kohën më të mirë, nga katër grupe që ishin në disiplinën not i lirë 400 metra.

Back to top button