Artisti që po pushton internetin me krijimet e tija artistike

Steve Casino është sajues lodrash nga Kentaki i SHBA-ve. Ai është 57 vjeçar.

Ky artist, veç krijimit të këtyre lodrave filloi të merret edhe me krijim të portreteve në to. Ai krijon portrete të artistëve, këtë me një qëllim domethënës. Casino ato i krijon për të nderuar artistët nga të cilët është inspiruar për punën që bën.

Casino deri më tani ka krijuar një radhë portretesh, filluar nga ai i Endi Veroll e deri te ai i Van Gogh.

Ky artist fillimsht ka krijuar në lëvozhga kikirikësh, e më pas ka provuar edhe materiale të tjera. Për të nuk ka rëndësi se çfarë madhësie ka materiali, pasi që ai nxjerr detale të mjaftueshme në të.

Punimi më favorit i tij që ka bërë deri më sot është porteti i Van Gogh, ka thënë ai.

Artisti Steve Casino krijimet e tija artistike i prezanton në internet, dhe tashmë me to ka bërë për vete dashamirë të artit nga e mbarë bota./21Media

Back to top button