Artisti shqiptar humbi betejën me Covid-19

Piktori Kristi Baba ka vdekur sot në moshën 30-vjeçare, pasi nuk ia ka dalë të fitonte betejën me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, teksa ka shkruar se të birit i janë shuar të gjithë ëndrrat që kishte për artin.
Ai ka shkruar se ai ishte duke përgatitur hapjen e një ekspozite me piktura në nëntor, por që nuk ia ka dalë.
“Me hidherim te thelle dhe dhimbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem kristi baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar betejen me covidin. Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise . Tu shuan gjithe enndrrat e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor qe qe nuk ja arrite. Gjithe endrrat tua u prene ne mes. Biri yne pushofsh ne paqe ! Qofte i parajses! Drite i paste shpirti! Ceremonia mortore do te zhvillohet neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e hotel internacional.”, ka shkruar ai.
Kristi Baba kishte marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si: në galerinë FAB në Universitetin e Arteve “ATELIE 2011”, në Muzeun Historik Kombëtar me një cikël të plotë punimesh, po në galerinë FAB në ekspozitën “Të gjithë mbi një qiell”./oranews

Back to top button